Lajme
Publikohet raporti i fundit: Ky është numri i vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19
Demokracia
14:59 | 11 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve një person ka vdekur nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 1.021 testime, 47 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

11 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.817.199 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 818.072 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 98.500 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ Nga 1.021 testime, 47 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.892.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 797. /Demokracia.com/

Të ngjashme