Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve kanë vdekur 2 persona nga COVID-19.
Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 2.787 testime, 183 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.
Njoftimi i plotë:
20 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 579 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.323 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 813.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 95.935 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹNga 2.787 testime, 183 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
ℹSot janë shëruar 713 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 217.507.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 4.541. /Demokracia.com/