Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-otëve të fundit dy persona kanë vdekur nga COVID-19.
Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 1.217 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.
Njoftimi i plotë:
3 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 148 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.696 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 818.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 98.630 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹNga 1.217 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
ℹSot janë shëruar 69 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.042.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 709./Demokracia.com/