Lajme
Publikohet raporti i DASH: Kosova ka potencial për investime, por e pengon korrupsioni
Demokracia
11:41 | 28 Korrik 2021

Share:

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për mjedisin e investimeve në Kosovë, duke thënë se përkundër potencialit ekzistues ka vështirësi të shumta për investuesit e huaj.

“Kosova ka potencial për të tërhequr investime të huaja direkte, por ky potencial kufizohet nga dështimi për të adresuar disa çështje strukturore serioze, përfshirë integrimin e kufizuar ekonomik rajonal dhe global; paqëndrueshmëria politike dhe ndërhyrja në ekonomi; korrupsioni; furnizim i pasigurt me energji; një sektor i madh informal; vështirësi në krijimin e të drejtave pronësore; dhe sundimi i dobët i ligjit, duke përfshirë një mungesë të dukshme në zbatimin e kontratës. Zotësia e vendit për të përkrahur rritjen bazohet në mbështetjen financiare ndërkombëtare dhe remitancat”.

Raporti thotë se Kosova, si një nga shtetet më të varfra në Europë, u godit rëndë nga pandemia. Megjithatë, aty thuhet se përkundër që rënia e ekonomisë u parashikua të jetë 7.2 për qind, falë masave të shpejta të Qeverisë së Kosovës, veçanërisht vendimit për të lejuar qytetarët e Kosovës të tërheqin 10 përqind të kursimeve të tyre të fondit pensional dhe ndihmën nga donatorët ndërkombëtarë, që nga shkurti 2021, vlerësimi i fundit i rishikuar nga FMN parashikon një tkurrje prej vetëm 6 për qind në vitin 2020, njofton Klan Kosova.

“Pandemia nuk çoi në ndryshime të përhershme të politikave të investimeve në Kosovë. Qeveria miratoi disa masa lehtësuese të cilat janë të gjitha të përkohshme dhe të përqendruara në ruajtjen e niveleve të punësimit dhe ndihmën e bizneseve për të ruajtur likuiditetin. Si e tillë, masat lehtësuese të COVID-19 të Kosovës nuk patën ndikim të dukshëm në politikat e gjera të investimeve”.

Raporti thotë se ligjet dhe rregulloret e Kosovës janë në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbështetjen dhe mbrojtjen e investimeve, megjithëse zbatimi i drejtësisë mbetet i dobët.

“Në vitin 2016, qeveria u partnerizua me USAID dhe donatorë të tjerë ndërkombëtarë për të krijuar Fondin Kosovar të Garancisë së Kredisë, i cili përmirëson qasjen në kredi. Me ndihmën e USAID, Qeveria e Kosovës vazhdoi një seri reformash në mjedisin e biznesit të cilat kontribuuan në përmirësimin e renditjes dhe rezultatit të Kosovës në Raportin e Bërjes së Biznesit të Bankës Botërore gjatë viteve. Në Raportin e Bërjes së Biznesit 2020, Kosova u rendit në vendin e 57 nga 190 ekonomikë të anketuar dhe u njoh si një ndër 20 ekonomitë më të mira në botë”.

“Të gjitha sistemet ligjore, rregullatore dhe të kontabilitetit në Kosovë janë modeluar sipas standardeve të BE-së dhe praktikave më të mira ndërkombëtare. Kompanitë e listuara publikisht kërkohet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit”.

Të ngjashme