Lajme
Publikohet raporti 24 orësh, ky është numri i rasteve me COVID-19
Demokracia
13:06 | 03 Maj 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar katër raste të reja me COVID-19 në vendin tonë.

Sipas MSH-së gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve.

Postimi i plotë:

03 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit nuk ka pasur vaksinim kundër COVID-19 (për shkak të festës së Bajramit qendrat nuk kanë punuar).

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.251 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.045 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.629 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 335 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.546.

Në total numri i rasteve aktive është 414. /Demokracia.com/

Të ngjashme