Lajme
Publikohet pasuria e Kurtit, bashkëshortja me banesë 400 mijë euro
Demokracia
13:20 | 14 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë deklarimin e pasurisë për vitin 2021 në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK), raporton Demokracia.com.

I pari i ekzekutivit si pasuri të paluajtshme e ka deklaruar një apartament në vlerë prej 400 mijë eurosh të bashkëshortes.

Po ashtu Kurti ka deklaruar në AKK se ka vetëm 401 euro para të gatshme në bankë.

Ndërsa, nga ana tjetër bashkëshortja e tij ka kursyer më shumë se shefi i ekzekutivit 23 mijë euro.

Por, bashkëshortja e Kurtit ka edhe borxhe. Ajo është në kredi në vlerë 290 mijë euro më kohëzgjatje prej 25 vitesh.

Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se merr pagë vjetore në vlerë prej 12 mijë e 903 euro, kurse bashkëshortja e tij ka të hyra vjetore 39 mijë e 200 euro.

Kurti ka deklaruar se banon në një shtëpi me qera, ku paguan 250 euro për muaj. /Demokracia.com/ 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme