Lajme
Publikohet lista e plotë e dokumenteve të sekuestruara në rezidencën e Donald Trump
Demokracia
18:08 | 02 Shtator 2022

Share:

Është bërë publike një listë e dokumenteve të sekuestruara gjatë hetim-bastisjeve në rezidencën Mar-a-Lago të ish-presidentit Trump, të cilat Departamenti i Drejtësisë po i mbante sekret.

Në këtë listë përfshihen dokumente të klasifikuara të përziera me gjëra personale dhe materiale të tjera, raporton CNN, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Nga dokumentet e bëra publike, 18 prej tyre ishin të klasifikuara si “top sekrete”, 54 ishin “sekrete” derisa 31 të tjera të klasifikuara si “konfidenciale”.

Përpos tyre, hetuesit kanë kapur edhe më shumë se 11,0000 dokumente tjera qeveritare të paklasifikuara.

Departamenti i Drejtësisë po e shqyrton mundësinë se Trump i ka transferuar dokumentet nga Shtëpia e Bardhë në pronën e tij në Mar-a-Lago pasi largimit nga detyra në janar të vitit 2021.

Prokurorët pretendojnë se Trump dhe avokatët e tij nuk arritën të siguronin dokumentet dhe ekziston mundësia që ata mund të kenë fshehur ose hequr të dhëna, në përpjekje për të penguar hetimin.

Të ngjashme