Arte
Publikohet lista e 10-të këngëve më të dëgjuara në SHBA, Dua Lipa në vendin e dytë
Demokracia
15:09 | 15 Korrik 2021

Share:

Artistja që u ka thyer zemrat milion adoleshentëve kudo në botë me “Drivers License”, Olivia Rodrigo kryeson listën e këngëve më të dëgjuara në SHBA në gjysmën e parë të 2021, sipas raportit të MRC Data, ndërsa “Levitating” e Dua Lipës është e dyta.

Përkundër faktit se u bë një hit i madh në vitin 2020, “Levitating” i Dua Lipa është ende duke ecur jashtëzakonisht mirë dhe në gjysmën e parë të 2021 renditet e dyta mes 10 këngëve më të dëgjuara.

Single-i i “Future Nostalgia”, është në bashkëpunim me DaBaby dhe është bërë së fundmi shumë virale edhe në TikTok.

“Save Your Tears” e The Weeknd vjen në vendin e tretë dhe pritet të arrijë suksese edhe më të mëdha. 5 këngët më të dëgjuara përfshijnë “Up” të Cardi B dhe “Astronaut in the Ocean” i Masked Wolf.

Duke parë të gjithë 10 vendet e para, vetëm një emër ka siguruar më shumë se një vend ​: The Weeknd. Ai gjithashtu renditet në vend të 6 me “Blinding Lights”.

Këtu janë 10 këngët më të mira në SHBA në gjysmën e parë të vitit 2021.

No.1 – Olivia Rodrigo – “Drivers License”

No. 2 – Dua Lipa – “Levitating (ft. DaBaby)”

No. 3 – The Weeknd – “Save Your Tears”

No.4 – Cardi B – “Up”

No. 5 – Masked Wolf – “Astronaut in the Ocean”

No. 6 – The Weeknd – “Blinding Lights”

No. 7 – Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your Name)”

No. 8 – SZA – “Good Days”

No. 9 – Pooh Shiesty – “Back in Blood (ft. Lil Durk)”

No. 10 – Justin Bieber – “Peaches (ft. Giveon & Daniel Caesar)”

Të ngjashme