Lajme
Publikohet letra që KPK ia nisi presidentes Osmani për dekretimin e Isufajt
Demokracia
18:07 | 01 Nëntor 2023

Share:

Mediumi “Betimi për Drejtësi” ka publikuar letrën që Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka dërguar presidencës së Kosovës, ku kërkohet dekretimi i Blerim Isufajt në pozitën e kryeprokurorit të shtetit.

Sipas ëtij mediumi, në letër kërkohet që Isufaj të dekretohet për kryeprokuror, sipas propozimit të 8 prillit të vitit 2023.

“KPK, konsideron se në rrethanat e rastit konkret, të lëshuarit tuaj në nivelin e vlerësimit të meritave të procesit të rekrutimit si dhe meritave të kandidatit/ëve, ka cenuar thelbësisht kompetencat dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore të Këshillit, prandaj për arsyet e poshtëcekura, ka ardhur në përfundim se rrugëzgjidhja e krizës institucionale në çështjen e Kryeprokurorit të Shtetit,, e zvarritur nga ana juaj për më shumë se një vit e gjysmë, mund të gjendet vetëm duke e rishikuar aktin tuaj…”, – thuhet në letër.

Po ashtu, KPK vlerëson që mosdekretimi i Isufajt, është ndërhyrje jokushtetuese në pavarësinë e Këshillit.

Letrën e plotë mund ta lexoni te “Betimi për Drejtësi”.

Të ngjashme