ShowBiz
Publikohet letra e Princit Philip drejtuar Dianës që nxjerr në pah të paditurat për marrëdhënien e tyre
Demokracia
15:29 | 16 Prill 2021

Share:

Pak kohë pas vdekjes së Princit Philip, shumë fshehtësi të paditura për publikun po dalin në pah.

Tani një letër private ka nxjerrë në pah marrëdhënien e Princit me bashkëshorten e djalit të tij, Dianën, që ka treguar më shumë për marrëdhënien e afërt që kishin ata, transmeton Demokracia.com

Në letrën në fjalë, Diana e quan Philip “baba i dashur” dhe aty vërehet se sa shumë ishte përpjekur ai për të shpëtuar martesën e Charles me Dianën.

Shtypi britanik shkruante se duke qenë se Diana kishte rrëmbyer zemrat e publikut, Charlesi ishte xheloz për këtë dhe nuk e ka ndihmuar aspak në depresionin pas lindjes dhe buliminë.

Në vend që ta ndihmonte, ai hidhej në krahët e Camillës (bashkëshortes së sotme). Nga ana tjetër, miqtë e Charlesit thoshin se Diana donte vetëm titullin mbretëror dhe se kishte një lidhje jashtëmartesore.

Mbretëresha Elizabetë dhe Princi Philip kishin tentuar të ndihmojnë çiftin në problemet eë martesës së tyre, përderisa Diana këmbëngulte për ndarje, Charles ishte i qetë.

Në këtë moment, princi Philip nisi t’i shkruante një seri letrash nuses së tij, për ta qetësuar.

Ai e qortoi për injorimin e takimit të dytë me mbretëreshën dhe përmes letrave u përpoq ta bënte të shihte gabimin e saj. Ai i shkroi hapur për “problemin Camilla”, dhe që nuk ishte kurrsesi dakord për lidhjen jashtëmartesore të djalit të tij.

Sapo mbërritën letrat e vjehrrit të saj, mbretëresha vrapoi për t’i hapur dhe për t’i lexuar me dy mikeshat e saj, Rosa Monkton, drejtoreshë në Tiffany në Londër dhe Lucia Flecca de Lima, gruaja e ambasadorit brazilian.

Lucia tha për atë periudhë: “Kur mbërritën letrat, hipëm në makinë dhe shkuam në ambasadë, u ulëm së bashku dhe lexuam çdo shkronjë”.

Në një nga letrat për nusen e tij, Duka i Edinburgut shkruante: “Nuk aprovojmë që asnjëri nga ju të ketë lidhje jashtëmartesore. Charles, në një pozicion të tillë, u tregua budalla duke rrezikuar gjithçka për Camillën. Ne kurrë nuk mund ta imagjinonim se do të të linte për të. Askush me logjikë nuk mund të të lërë ty për Camillën. Një gjë e tillë kurrë nuk ka kaluar në mendjet tona”.

Letrat e princit Philip drejtuar “Mbretëreshës së Zemrave” filluar nga qershori i vitit 1992 dhe vazhduan deri në dhjetor të atij viti. Duka i Edinburgut i shkruante nuses së tij çdo ditë dhe ajo i përgjigjej duke e quajtur atë “baba i dashur”./Demokracia.com/

Të ngjashme