ShowBiz
Publikohet kënga të cilën Ergi Dini e realizoi dy muaj para se të vdiste
Demokracia
17:44 | 17 Qershor 2021

Share:

Barbana Dini ka publikuar ditën e sotme një tjetër këngë që Ergi ka lënë pas. Kënga quhet “Loco” dhe është ritmike prandaj Barbana vendosi ta publikojë tani në sezonin e verës.

Tekstin e këngës e ka shkruar vetë Ergi, ndërsa muzika është punuar në bashkëpunim me Alandy. Kënga është përshtatur me performancat e Ergit në “X Factor Albania”.

“Një këngë e punuar disa vite më parë nga Ergi në studion e Alandy, të cilën do e gjeni në kanalin tim zyrtar! E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i përshtatshëm për stinën e verës! Jemi munduar ta përshtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij për ta shoqëruar duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donit të dëgjonit diçka të re nga AI!”, shkruan Barbana në postim.

Të ngjashme