Kuriozitete
Publikohet fotografia e Rrugës së Qumështit, u deshën 12 vite për ta realizuar
Demokracia
09:45 | 20 Mars 2021

Share:

Astrofotografi finlandez, JP Metsavainio, mori përsipër detyrën e madhe për krijimin e një mozaiku të Rrugës së Qumështit në vitin 2009. U deshën plotë dymbëdhjetë vjet për të realizuar të gjithë fotografinë, e cila është rreth 100,000 pikselë e gjerë dhe ka 234 panele mozaiku individualë, të bashkuara së bashku.

Ai, jo vetëm që arriti të kapte të gjithë galaktikën, por edhe 20 milionë yje brenda Rrugës së Qumështit.

“Arsyeja për këtë periudhë të gjatë kohore është natyrshëm madhësia e mozaikut dhe fakti që imazhi është shumë i thellë. Një arsye tjetër është se unë kam shkrepur shumicën e kornizave të mozaikut si kompozime individuale dhe i kam botuar si vepra arti të pavarura,” ka shkruar Metsavainio në blogun e tij.

Ndërsa Metsavainio është një astrofotograf me profesion, ky projekt ishte shumë i dashur për të. E gjithë puna e mozaikut u bë në Photoshop.

“Unë mendoj se ky është imazhi i parë që tregon Rrugën e Qumështit në këtë rezolucion dhe thellësi në të tre kanalet me ngjyra,”  tha ai për PetaPixel.

Kjo është një pamje e thelluar e Rrugës së Qumështit, për të cilën u deshën mbi 1.000 orë dhe 12 vjet për t’a krijuar./tvklan.al

Të ngjashme