Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë arritur në vendin ku do të mbahet takimi i Brdo-Brionit në Slloveni.
Para fillimi të takimit, të gjithë pjesëmarrësit kanë bërë një fotografi të përbashkët.
Përveç nikoqirit të takimit, presidentit slloven, Borut Pahor, është aty po marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i Shqipërisë, Bajram Begaj, i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i Kroacisë, Zoran Millanoviq, si dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, Millorad Dodik dhe Zhelko Komshiq.
Mirëpo ajo çfarë bie në sy është se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shihet se ka qëndruar më ndryshe, kështu duke u munduar të marrë poza si një modele dhe jo presidente.