Lajme
Publikohet foto e arrestimit të Dardan Molliqajt, shihet i gjakosur në kokë
Demokracia
10:49 | 07 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë të këtij subjekti politik janë arrestuar.

Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënsja e kësaj partie, Natyra Kuçi.

Indeksonline ka siguruar pamje ku shihet se si Policia ka arrestuar kreun e PSD-së, Dardan Molliqajn dhe aktivistë të tjerë të PSD-së.

Ata penguan konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarina Trandafilova me fishkëllima duke e kundërshtuar punën e kësaj gjykate dhe duke thënë që nuk mund të lejojnë të raportojë në heshtje.

Aktivistët janë arrestuar jashtë objektit ku po mbahet konferenca.

Aktivistët poashtu kanë vënë edhe mbishkrimi në veturën e EULEX-it, “Non Grata”./Demokracia.com/

Të ngjashme