Lajme
Publikohet formulari i regjistrimit për pensionistët e larguar dhunshëm nga puna në vitet 90-ta
Demokracia
14:46 | 16 Gusht 2023

Share:

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar formularin e regjistritimit për pensionistët që nuk kanë arritur t’i plotësojnë 15 vite stazh.

Murati ka ftuar të gjithë pensionistët që të regjistrohen në këtë formular deri në fund të muajit gushtë.

Pas kësaj, zyrat e pensioneve do t’i ftojnë pensionistët me radhë për t’u paraqitur aplikacionin dhe për të kaluar në skemën pensionale kontributive.

Njoftimi i plotë:

Të gjithë pensionistët që për shkak të largimit të dhunshëm nga puna në vitet 90-ta nuk kanë arritur ti plotësojnë 15 vite stazh, e që tash marrin vetëm pensionin bazik, do të kenë mundësinë që të kalojnë në kategorinë e pensionit parcial kontributiv, nëse i plotësojnë kriteret sipas ndryshimeve ligjore të miratuara nga Kuvendi.

Para se të fillojë zbatimi i skemës së së re, ftohen të gjithë pensionistët që kanë kontribute të regjistrohen në formularin më poshtë deri në fund të muajit gusht, ashtu që zyrat e pensioneve pastaj t’i ftojnë sipas radhës për paraqitjen e aplikacionit për kalim në skemën parciale kontributive në mënyrë që të evitohen pritjet e gjata para sporteleve.

Formulari i regjistrimit:

Të ngjashme