Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), e ka publikuar analizën për energji të titulluar “Indeksi i Tranzicionit të Energjisë në Kosovë”.
Sipas këtij Instituti, kalimi nga thëngjilli në burime të ripërtëritshme është fazë e cila Kosovën duhet ta gjejë të përgaditur dhe me objektiva të qarta.
“Kalimi nga thëngjilli në burime të ripërtëritshme është fazë e cila Kosovën duhet ta gjejë të përgaditur dhe me objektiva të qarta. Për më tepër, heqja graduale e qymyrit, shpërndarja në shkallë të gjerë e burimeve të ripërtëritshme për energji, vendosja e standardeve të efikasitetit të energjisë nëpër zinxhirët e furnizimit me energji ose hapja e derës për instalimet diellore PV në çati, kanë një ndikim për shoqërinë në tërësi”, kanë thënë nga ky Institut.
Analiza në fjalë së bashku me rekomandimet konkrete të integruara në të mund t’i gjeni duke lexuar të plotë analizën në këtë vegëz.