Lajme
Publikohen votat e kandidatëve për deputetë në disa komuna
Demokracia
12:26 | 16 Shkurt 2021

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka filluar publikimin e formularëve të rezultateve për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare që u mbajtën të dielën në Kosovë.

Deri më tani në sajtin e KQZ-së janë publikuar formularët për Junikun, Obiliq, Leposaviqin, Shtërpcën, Mamushën, Zubin Potokun dhe Graçanicën, përcjell Demokracia.com

Fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit doli të jetë Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe e treta Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas KQZ-së publikimi i këtyre formularëve janë vetëm për rezultatet preliminare.

Kujtojmë që kanë mbetur për tu votuar edhe votat me kusht dhe ato të diasporës.

KËTU mund t’i shikoni rezultatet për komunat e lartcekura./Demokracia.com/

Të ngjashme