Sport
Publikohen vlerat e “Transfermarkt”, Reali 130 milionë euro më shtrenjtë se Barcelona
Demokracia
16:01 | 02 Shkurt 2022

Share:

Reali i Madridit është duke shijuar një moment sportiv galaktik pas shpërthimit të Viniciusit dhe pranisë së emrave si Coutuis, Alaba, Militao apo Casemiro, të cilët janë në treshen më të mirë në botë në rolet e tyre.

Kjo situatë pasqyrohet edhe në sajtin e specializuar të vlerës së futbollistëve “Transfermarkt”, që i jep Realit të Madridit një avantazh ndaj rivalëve të përjetshëm, Barcelonës, +130 milionë euro. Skuadra mbretërore ka aktualisht futbollistin më të shtrenjtë në La Liga, Vinicius Juniors, kartoni i të cilit kushton 100 milionë euro sipas “Transfermarkt”.

Ai ndiqet nga Pedri, “Djaloshi i Artë”, i cili është gati të shpërthejë këtë sezon. Mosha ka shumë rëndësi në këtë vlerësim.

Pavarësisht se Karim Benzema është duke bërë një prej sezoneve më të mira të karrierës së tij, francezi ka një çmim kartoni 25 milionë euro për shkak të 34 viteve që ka mbi supe. E njëjta gjë vlen për veteranët e tjerë të Ançelotit, si Kros dhe Modriç, të cilët nuk i kalojnë 25 milionë eurot.

Vlera totale e skuadrës së Realit është 780.5 milionë euro dhe në ekip ka 8 lojtarë që kalojnë vlerën e 50 milionë eurove: Courtuis, Militao, Alaba, Mendi, Casemiro, Valverde, Camavinga, dhe Vinicius. Vlera totale e katalanasve është 650.5 milionë euro dhe ajo rritet falë talenteve të shumta.

Pedri është i pari me 80 milionë euro, ndjekur nga tre lojtarë me vlerë 45 milionë: Ferran Torres, Dembele dhe Depay. Afrimi i fundit në “Camp Nou”, PierrEmerik Obajemang, vlerësohet me 15 milionë euro. /Demokracia.com

Të ngjashme