Lajme
Publikohen udhëzimet për testin e njohurive të përgjithshme dhe testin e inteligjencës për ushtar
Demokracia
22:45 | 03 Mars 2023

Share:

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar udhëzimet për testin e njohurive të përgjithshme dhe testin e inteligjencës për ushtar.

Në këtë udhëzim njoftohet se testi i inteligjencës është hapi i dytë i testimit për rekrutim në FSK, i cili realizohet në të njëjtën kohë me testin e njohurive të përgjithshme.

Bëhet e ditur se testi i njohurive të përgjithshme dhe i inteligjencës janë të ndërtuara me 30 deri në 50 pyetje.

Ministria e Mbrojtjes njofton se testi në total ka 100 pikë dhe kandidati duhet të arrijë minimum 40 pikë për tu kualifikuar.

“Nëse FSK-ja siguron pajisje, vlerësimi i çdo kandidati dhe kualifikimi i tij bëhet në mënyrë automatike nëpërmjet sistemit kompjuterik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, derisa tutje thuhet se vlera e testit të njohurive të përgjithshme dhe atij të inteligjencës është 25 për qind.

Të ngjashme