Lajme
Publikohen shifrat e të vdekurve dhe të plagosurve nga bombardimet e fundit në Kharkiv
Demokracia
16:40 | 28 Shkurt 2022

Share:

Një civil është vrarë dhe 31 janë plagosur si pasojë e sulmeve të fundit me bomba të ushtrisë ruse në qytetin Kharkiv të Ukrainës, i dyti për nga madhësia në vend.

Sulmet ndodhën në kohën derisa përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë janë duke zhvilluar një takim në kufirin me Bjellorusinë.

Këshilli i qytetit Kharkiv njoftoi se granatimet e fundit kanë lënë të vdekur një grua dhe 31 të plagosur, raporton CNN.

Të plagosurit janë 16 civilë dhe 15 pjesëtarë të ushtrisë ukrainase. Duke u thirrur në të dhënat zyrtare të Këshillit të qytetit, CNN njofton se gjatë ditëve të fundit, janë regjistruar 44 të plagosur, përfshirë 20 ushtarakë dhe shtatë të vrarë. Prej shtatë viktimave pesë janë civilë dhe dy ushtarë.

Të ngjashme