Lajme
Publikohen pamjet nga momenti kur Ergys Dashi ekzekutohet me një plumb në ballë brenda restorantit
Demokracia
09:44 | 24 Janar 2022

Share:

Dalin pamjet e momentit të ekzekutimit të Ergys Dashit, i cili u vra në Ekuador.

E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda një restoranti.

Në pamjet shihet qartë momenti kur një person me një buqetë me lule në duar i është afruar viktimë dhe e ka qëlluar atë me një plumb në ballë, ndërkohë që ai po qëndronte në tavolinë me një person tjetër.

Ndërsa, të gjithë personat që ishin në lokal janë alarmuar dhe kanë dalë me vrap nga lokali.

Mësohet se autori përveç se ka vrarë Dashin, teksa po largohej nga lokali ka plagosur dhe një vajzë vendase.

Ergys Dashi, 34-vjeçari shqiptar, është personi i vrarë në një restorant të vendosur në Avenue Joaquín José Orrantia, pranë një qendre tregtare në veri të Guayaquil.

Dashi dhe se sipas të dhënave rezulton se është nga qyteti i Durrësit, por banues në Tiranë. Mësohet se ai kishte disa kohë që jetonte përkohësisht në Guajakil dhe konsiderohet si njeriu i besuar i E. D. dhe P. D., që të dy persona të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane.

I huaji ka marrë tre plagë plumbash, por në lokal janë gjetur 28 shenja balistike. /Ora News/

Të ngjashme