ShowBiz
Publikohen pamjet nga Eurovisioni: Publiku thërret “Palestina” gjatë momentit që këngëtarja e Izraelit del në skenë
Demokracia
15:17 | 17 Maj 2025

Share:

Në TikTok janë përhapur videot nga salla “St. Jakobshalle” në Bazel ku mbahet Eurovisioni, të cilat janë regjistruar gjatë performancës së përfaqësueses së Izraelit, Yuval Raphael.

Gjatë transmetimit të gjysmëfinales së dytë, në momentin kur Yuval po këndonte, dëgjoheshin në heshtje dhe për pak sekonda fishkëllima nga publiku.

Kjo ka shkaktuar debate në rrjetet sociale, ku disa pretendojnë se është përdorur një sistem kundër fishkëllimave për të parandaluar transmetimin e tyre gjatë eventit.

“Edhe njëherë duartrokitje të rreme për Izraelin në Eurovision? Pse po manipulohet publiku?”, “A do të manipulojnë edhe votimin?”, “Nëse duhet përdorur teknologji kundër fishkëllimave për një vend, atëherë fikni zërin e publikut për të gjitha vendet e tjera”, janë disa nga komentet në X (Twitter).

Në TikTok janë shpërndarë edhe video që tregojnë reagimin real të publikut ndaj performancës së Yuval, të cilat nuk ishin dëgjuar në transmetim. Përveç shprehjeve të pakënaqësisë, në videot shihet edhe flamuri palestinez në publik.

Performanca e Yuval Raphael në Eurovision po vëzhgohet me kujdes për shkak të situatës së luftës në Gaza. Shumëkush priste që mund të ndodhte ndonjë incident.

Së fundmi në Bazel janë mbajtur protesta kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision. Organizatorët para fillimit të garës forcuan masat e sigurisë, duke ndaluar hyrjen e transparencave dhe simboleve politike në sallë. Fansave izraelitë u është këshilluar të mos mbajnë simbole fetare për arsye sigurie. /Telegrafi/

 

Të ngjashme