ShowBiz
Publikohen pamjet: Këngëtarja nga Kosova, Rita Ora në librat e gjuhës angleze në Spanjë
Demokracia
21:17 | 21 Janar 2021

Share:

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora nuk po i ndalen sukseset, raporton Demokracia.com

Edhe pse është bërë një vit që ajo nuk ka publikuar asnjë këngë ajo vazhdimisht është në titujt e mediave rozë.

Këtë herë nuk bëhet fjalë për muzikë, as për ndonjë show televiziv por fotografia e këngëtares është shfaqur në librat e gjuhës angleze në Spanjë.

Këtë e bëri të ditur një përdorues i Twitter duke shkruar “Dikush të më konfirmojë nëse kjo është Rita Ora dhe të më shpjegojë se çfarë bën ajo në një libër të anglishtes të shkollës së mesme”.

Këtë postim e shpërndau nëna e Rita Orës, Vera Ora.

“Kush e ka futur Rita Orën e vogël në një libër shkollorë të gjuhës angleze. E dashuroj “, shkroi ajo në instastory.

Rikujtojmë se këngëtarja pritet të publikojë shumë shpejtë projektin e ri muzikor “Flame”./Demokracia.com

Të ngjashme