Lajme
Publikohen pamjet e para nga sulmi në Çikago, qytetarë e fëmijë duke ikur të tmerruar
Demokracia
20:32 | 04 Korrik 2022

Share:

Të paktën pesë persona janë vrarë nga të shtënat në një paradë të 4 korrikut në një periferi të Çikagos, me dëshmitarët që përshkruajnë se kishin parë trupa të përgjakur të mbuluar me batanije.

Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet e të shtënave të ndodhura në Ilionis, mëngjesin e sotëm me orën amerikane.

Sipas Chicago Sun-Times, dëshmitarët panë të paktën pesë persona të shtrirë në një pellg gjaku në tokë.

Në një video të postuar në Twitter, shihet një masë njerëzish që fillojnë të ikin papritmas dhe dëgjohen edhe njerëzit duke bërtitur.

Faqja e internetit e City of Highland Park konfirmoi numrin e të vdekurve dhe tha se 16 të tjerë ishin dërguar në spital.

Sipas The Chicago Sun-Times, parada u ndal pas vetëm 10 minutash kur të pranishmit, u qëlluan.

Disa dëshmitarë i thanë gazetës se dëgjuan të shtëna me armë zjarri vetëm pas orës 10 të mëngjesit dhe se qindra pjesëmarrës të paradës – disa të gjakosur dukshëm – u larguan nga rruga, duke lënë pas karrige, karroca dhe batanije.

LAJMI I FUNDIT| Të shtëna masive në SHBA, raportohet për shumë të vdekur (Video)

Të ngjashme