Arte
Publikohen pamjet: Aktori dhe regjisorja i bërtasin ministrit Hajrulla Çeku, ndërpritet debati
Demokracia
00:07 | 25 Dhjetor 2021

Share:

Ky debat ka ndodhur muaj më parë, në kohën kur është mbajtur Prifilmfest gjatë muajit Gusht.

Gazeta Insajderi ka siguruar një video për këtë ngjarje që ka ndodhur muaj më parë në mes aktores dhe regjisorit, me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku

Debati fillon nga aktorja e cila kërkon të drejtën e saj duke pyetur ministrin për ndalimin e filmit që ju është bërë nga ministria e kulturës.

“Si qytetare e këtij vendi ka me luftu deri në fund, sepse më kanë pengu njerëzit për rreth jush ministër” u shpreh aktorja.

“Vajza jem e ka gjet dosjen e Visar Krushes që ka bo shkelje të ligjit, ai ka qenë drejtor i teatrit Dodona dhe s’m ka pranu në Dodonë, Dodonën që e kam themelu vet”, u shpreh regjisori.

Duke insistuar të marrin përgjigje ministri, Hajrullah Çeku fillon të qesh dhe aktorja i drejtohet duke i thënë zotëri ministër mos u zgërdhij.

Hajrullah Çeku thotë se “filmat nuk kanë mu ndal, në ministri të kulturës e kemi një telashe të brendshme, që janë vonesat në ekzekutimin e pagesave dhe kjo ka të bëjë jo vetëm me filmin po me krejt sektorët, ju kërkoj falje publikisht jemi tu punu përdite për me zgjedh këtë sistem që pagesat e filmi mos me u vonu, ju lutem mos e lidhni borgjin me realizimin e filmave të ri kemi me punu me shly borgjin”, u shpreh Çeku.

Të ngjashme