Lajme
Publikohen pamje të reja të vrasjes së Agonis Tetajt, ky ishte reagimi i dorasit pas shkrepjes së armës
Demokracia
15:49 | 18 Mars 2021

Share:

Avokati i të dyshuarit për vrasjen e Agonis Tetajt, Besnik Berisha ka publikuar sot pamje të reja nga momenti i vrasjes së të riut nga Deçani.

Në këtë video, të publikuar nga Besnik Berisha, avokati i të akuzuarit për vrasjen e Agonis Tetajt, shihet reagimi i të akuzuarit Shaban Gogajt pas shkrepjes me armë.

Berisha, këtë video e përcolli edhe me një shkrim, e ku tha se paraqitet prova se se si Gogaj e vrau aksidentalisht shokun e tij.

Krejt në fund, Berisha tha se “Faktet nuk duan koment!!”.

https://www.facebook.com/1054670690/videos/10223458717870167/

Statusi i plotë:

Pamje të reja sesi reagoi 18-vjeçari Shaban Gogaj pasi aksidentalisht privoi nga jeta shokun dhe kolegun e tij Agonis Tetaj

Jam kureshtar të di, nëse ekziston qoftë edhe një rast i vetëm, i shkruar, i dëgjuar, apo i dëshmuar, që i përgjigjet, qoftë për së afërmi, aksidentit tragjik të vrasjes së Agonis Tetaj e që provon se dorasi, menjëherë pas kryerjes së vrasjes të pretenduar “me dashje”, reagon kështu siç ka reaguar 18-vjeçari Shaban Gogaj, duke gulçuar, bërtitur, klithur, goditur kokën dhe veten me grushta, pasi kuptoi se miku i tij më i mirë u rrëzua në tokë i gjakosur.

Kujtojmë që ky aksident tragjik ndodhi në ditën më të lumtur të jetës së 18-vjeçarit Shaban Gogaj, në të cilën i njëjti mori konfirmimin dhe bekimin për fejesë nga prindi i të dashurës së tij.

Faktet nuk duan koment!!

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024