Sport
Publikohen notat e lojtarëve në ndeshjen Lazio – Milan, kush ishte “figura tragjike” për kampionët?
Demokracia
23:00 | 24 Janar 2023

Share:

Milani ka pësuar humbjen e tretë në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Kampioni i Italisë ka pësuar humbje të thellë në udhëtim te Lazio në Serie A.

“Rossonerët” kanë humbur 4:0 nga Lazio në stadiumin “Olimpico” në Romë, shkruan Demokracia.com.

Uebfaqja e specializuar e vlerësimeve “Whoscored.com” ka publikuar notat e futbollistëve për këtë përballje.

Portieri Tatarusanu ishte lojtari me notën më të ulët te “kuqezinjtë”. Ai u vlerësua me notën 5.2. Me notë të ulët te Milani u vlerësua edhe Kalulu që u vlerësua 5.6.

Futbollisti më i vlerësuar i këtij takimi ishte anësori i Lazios, Zaccagni 9.2. Mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj u vlerësua 7.7 në këtë ballafaqim.

Me këtë humbje Milani është në vendin e dytë me 38 pikë, 12 pikë më pak se Napoli lider.

Lazio është ngritur në pozitën e tretë me 37 pikë gjithsej./Demokracia.com/

Të ngjashme