Sport
Publikohen kuotat për finalen e Kupës së Kosovës, Drita favorite kundër Llapit
Demokracia
11:41 | 26 Maj 2022

Share:

Sonte do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës mes Dritës dhe Llapit.

Stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet do të jetë nikoqir i ndeshjes finale sonte. Ndeshja në fjalë zhvillohet nga ora 20:00, shkruan Demokracia.com.

Kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar tashmë kuotat për këtë ndeshje.

Drita konsiderohet favorite me 2.00, barazimi vlen 3.25, kurse fitorja e vendasve me 3.30.

Drita synon ta fitojë këtë titull pas shumë vitesh mungesë, kurse Llapi ta ruajë epitetin e kampionit në këtë kompeticion.

Si Drita, ashtu edhe Llapi tashmë kanë arritur synimin e tyre kryesor – daljen në garat evropiane./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025