Tashmë në faqen zyrtare të Këshillit Evropian janë publikuar edhe videot nga fillimi i takimit me kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, derisa pjesëmarrës janë edhe kryenegociatorët, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq.
Kryeministri Kurti është dukur mjaft i buzëqeshur në fillim të takimit, derisa një pamje mjaft të ngrysur e kishte presidenti serb. Pati edhe momente të shikimit në sy nga dy liderët.
Ndërkohë, para pak minutash u raportua se Kosova dhe Serbia kanë miratuar Deklaratën për të Zhdukurit në luftë.
Pas kësaj, pika tjetër në agjendë është prezantimi i draft statutit të Asociacionit, të cilin e ka bërë një ekip menaxhues i cili kryesohet nga ana e Danijela Vujiçiqit nga Mitrovica e Veriut, që ishte deputete nga radhët e Partisë Progresive Serbe që drejtohet nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.
Kujtojmë se për herë të fundit Kurti dhe Vuçiq janë takuar në Ohër më 18 mars, ku edhe janë dakorduar për zbatimin e një marrëveshje të re mes dy vendeve.
Marrëveshja e fundit e arritur dihet se kërkon nga të dy palët që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura gjatë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për Asociacionin.