Analisti Fitim Salihu kritikoi ashpër Radio Televizionin Publik pas publikimit të lajmit të marrë nga mediumi boshnjak “Slobodna Bosna” ku bëhen pretendime të rreme dhe totalisht të pabaza për Gazetën Nacionale dhe Gazetën Periskopi.
Artikulli, i cili u shfaq në portalin e RTK-së dhe më pas në Lajmet e tyre Qendrore, ka tërhequr kritika të ashpra nga Salihu për atë që ai e përshkruan si “nivelin me te ulet njerezor, moral, etik, profesional e kombetar te Bordit dhe menaxhmentit te sotem te RTK-se, a.k.a Radio-Televizioni i Kurtit”.