Sport
PSG vuan por në fund feston përballë Angersit
Demokracia
22:57 | 15 Tetor 2021

Share:

Kampioni i Francës, PSG është rikthyer të fitorja në kampionatin francez, pasi sonte e ka mposhtur Angersin me rezultat minimal 2:1, transmeton Demokracia.com.

Skuadra parisiene u gjet në disavantazh në minutën e 36 pas golit të Fulginit, rezultat që përfundoi pjesa e parë.

Megjithatë, në pjesën e dytë, sulmuesi Mbappe ishte protagonist kryesor i cili së pari asistoi për Danilo Pereiran në minutën e 70 për të barazuar rezultatin, teksa në minutën e 86 shënoi vet nga penalltia për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij. /Demokracia.com

 

Të ngjashme