PSG është e interesuar për dy lojtarë të Clube Brugge, që po shkëlqejnë këtë sezon, ku në listë është Ardon Jashari.
Ardon Jasharin dhe Maxim De Cuyper, që po luajnë te Club Brugge, mund të përfundojnë te PSG, për një tarifë të kombinuar transferimi prej të paktën 50 milionë eurosh.
Të dy lojtarët janë në radarin e disa klubeve dhe pritet të bëjë një lëvizje të rëndësishme këtë verë.
Transfermarkt aktualisht vlerëson vlerën e tregut të Ardon Jasharit në 25 milionë euro.
Më herët për shqiptarin që luan te Zvicra kishin shprehur interesim Roma, Bayer Leverkusen, Eintracht Frankfurt, Manchester United, Atalanta dhe Juventus.
PSG tash e dy vite ka një tjetër politikë transferimesh, ku ofron lojtarë më të rinj në moshë dhe të talentuar dhe nuk paguan shuma marramendëse.