Sport
PSG shënjestron ish-trajnerin e Real Madridit në vend të Pochetinos
Demokracia
09:36 | 22 Shtator 2021

Share:

Një lëvizje e madhe në bankinë është gati të ndodhë në futboll.

Siç raportohet nga programi i mirënjohur televiziv El Chiringuito, PSG ka vënë në shënjestër Zinedine Zidane për stolin, shkruan Demokracia.com.

Për momentin, pozicioni i Pochettino duket të jetë solid, pavarësisht nga disa rezultate të fundit që nuk kanë qenë aq të kënaqshme (gjithashtu në dritën e fushatës faraonike të merkatos së verës).

Prandaj Zizou do të ishte plani B për PSG, nëse gjërat shkojnë keq. Mirëpo, Pochetino nuk besohet se do të mbetet gjatë pa punë pasi rezultatet aspak të mira të Barcelonas kanë bërë që katyalunasit ta mendojnë argjentinasin si zëvendësues të Ronald Koemanit. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 11 Maj 2024