Sport
PSG publikon yjet e skuadrës gjatë stërvitjes së sotme, mungon Mbappe
Demokracia
13:52 | 19 Maj 2022

Share:

Paris Saint-Germaini ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në prag të ndeshjes së fundit kampionale.

Ajo që ka bërë bujë të madhe në media është mungesa e Kylian Mbappes në stërvitjen e sotme, duke shtuar zërat për një transferim të mundshëm te Real Madridi, përcjell Demokracia.com.

PSG-ja ka publikuar disa fotografi të yjeve të skuadrës gjatë stërvitjes, ndërsa mungon edhe ylli Kylian Mbappe.


Lionel Messi, Hakimi, Sergio Ramos e Neymar janë lojtarët e publikuar në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

Media të shumta spanjolle, por edhe ato franceze kanë raportuar se Kylian Mbappe ka marrëveshje me Real Madridin dhe se zyrtarizimi pritet të ndodhë pas finales së Ligës së Kampionëve./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024