Sport
PSG po përgatit  super ofertën për yllin e Premier League
Demokracia
17:37 | 15 Shkurt 2022

Share:

PSG duket se ka gati një super ofertë për të bindur Paul Pogba që të transferohet në Paris sezonin e ardhshëm.

Sipas Daily Mail, parisienët, për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Manchester United, duket se mund të planifikojnë një operacion të ngjashëm me ato që kanë çuar në Paris, Lionel Messi, Sergio Ramos dhe Gianluigi Donnarumma.

Kështu, ideja duket se është ajo që t’i propozojnë një paketë shumë të rëndësishëm kryesisht në aspektin komercial. Kontrata e lojtarit me Djajtë e Kuq skadon në fundin e këtij sezoni.

Pogba duket se është akoma i pavendosur, por duket se nuk nxiton për të marrë një vendim për të ardhmen e tij. Në këtë moment, shqetësimi i tij kryesor duket se është që të rikuperojë sa më shpejt një formë të mirë fizike pasi ka qenë I ndalur për shumë kohë për shkak të një dëmtimi.

Kur ka qenë në dispozicion, ka luajtur gjithmonë shumë mirë, veçanërisht në fillim të sezonit, kur ka dhënë shtatë asiste në katër javët e para të Premier League. /Demokracia.com

Të ngjashme