Sport
PSG po e synon futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë
Demokracia
21:42 | 27 Shkurt 2021

Share:

Mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj është e sigurt se këtë verë do të largohet nga Napoli, gjë e cila është konfirmuar edhe nga vetë agjenti i lojtarit pak ditë më parë.

Në fund të sezonit, shkodrani mbyll aventurën me të kaltrit, për të vazhduar karrierën diku tjetër. Të shumta janë skuadrat që kanë shfaqur interes për mbrojtësin e Kombëtares, teksa së fundmi në garë thuhet se është futur edhe PSG-ja.

Sipas asaj që raporton “ESPN”, klubi francez po studion disa lojtarë që iu përfundon kontrata në verë, për t’i afruar në skuadër, duke parë edhe periudhën e vështirë që po kalohet në aspektin financiar për shkak të COVID-19.

Në këtë situatë, drejtoi i PSG-së, Leonardo po ndjek me kujdes situatën e David Alaba të Bayernit, Ëijnaldum të Liverpoolit, por edhe Elseid Hysajn, të cilët në verë dalin si lojtarë të lirë. /Demokracia.com

Të ngjashme