Kampioni i Francës në futboll, Paris Saint- Germain nuk e ka ndërmend të kursejë asgjë vetëm për të krijuar një skuadër gjigante, shkruan Demokracia.com.
Mediat franceze kanë raportuar sot se trajneri Maurizo Pochettino është duke e synuar sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.
Pochettino e Kane njihen shumë mirë pasi kanë punuar bashkë te skuadra angleze, kështu që tekniku argjentinas e do në sulmin e skuadrës franceze tash.
Të kujtojmë se më herët është raportuar se PSG po e synon edhe Lionel Messin, madje nga kampi parisien janë të sigurt se futbollisti më i mirë në botë gjatë verës do të zbarkojë në kryeqytetin francez. /Demokracia.com