Sport
PSG pa frena, i ofron 50 milionë euro Ramosit
Demokracia
11:03 | 25 Janar 2021

Share:

Gjiganti francez PSG, i ka ofruar një shumë prej 50 milionë eurove kapitenin të Real Madridit, Sergio Ramos.

Mediumi spanjoll “Ondacero”, transmeton Demokracia.com, raporton se Ramos, ka marrë një ofertë nga PSG dhe se ai është i gatshëm të nënshkruajë për kampionin francez.

Kapiteni mund të shkojë në Paris si lojtar i lirë në fund të sezonit sepse nuk ka rënë dakord të zgjasë kontratën e tij me “mbretëritë e Spanjës”.

Spanjollët raportojnë se PSG po i ofron atij një kontratë tre-vjeçare, sipas së cilës ai do të fitonte afër 50 milionë euro. /Demokracia.com

Të ngjashme