Sport
PSG-në e pret “ferri” në 1/8-tën e finales në Champions, gjigantët evropianë i ka kundërshtarë të mundshëm
Demokracia
15:45 | 03 Nëntor 2022

Share:

Përkundër fitores 1:2 në udhëtim te Juventusi në rrethin e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, Paris Saint-Germaini përfundoi i dyti në Grupin H me pikë të njëjta me Benfican, por kjo e fundit kishte goldallim më të mirë si mysafir.

Kësisoj, Paris Saint-Germainin e pret një short i vështirë në 1/8-tën e finales për faktin se do të përballet me një nga skuadrat që përfunduan të parat në grupet përkatëse, shkruan Demokracia.com.

Bayern Munichu, Tottenham Hotspur, Chelsea, Real Madridi, Manchester City, Porto e Napoli janë kundërshtarët e mundshëm të parisienëve në fazën e 1/8-tës.


PSG-ja, klubi francez që ka në “shënjestër” tash e sa vite trofeun e Ligës së Kampionëve u eliminua në 1/8-tën e finales edicionin e kaluar nga Real Madridi.

Shorti i fazës tjetër në Ligën e Kampionëve hidhet të hënën./Demokracia.com/

Të ngjashme