Sport
PSG konfirmon lëndimin e Lionel Messit
Demokracia
16:09 | 19 Prill 2022

Share:

Paris Saint-Germaini ka konfirmuar lëndimin e Lionel Messit dhe Marco Verattit.

Dyshja e PSG-së do të mungojnë në takimin e nesërm kundër Angers me fillim nga ora 21:00, shkruan Demokracia.com.

“Messi ka një inflamacion te tendina e Akilit të majtë, ndërsa Verratti ka një efuzion pas kontuzionit të gjurit të majtë”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit.


“Marco Verratti mbetet në trajtim për një kontuzion dhe një derdhje të gjurit të majtë. Situata do të rivlerësohet në 48 orë”, thuhet në komunikatë.

PSG është lider në Ligue 1 me 74 pikë dhe mund të thuhet se ata tashmë janë kampion në elitën e futbollit francez, pasi vendi i dytë, Marseille ka 59 sosh./Demokracia.com/

Të ngjashme