Sport
PSG-ja triumfon në kryendeshje kundër Cityt, Messi kontribuoi me gol mjeshtëror
Demokracia
22:57 | 28 Shtator 2021

Share:

Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore të madhe në kryendeshjen e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt.

“Parisienët” triumfuan me rezultat të pastër 2-0 ndaj “qytetarëve” në Parkun e Princave, shkruan Demokracia.com.

Se PSG-ja ishte e etur për fitore u pa në minutën e tetë kur Gueye realizoi gol të bukur nga afërsië për avantazhin e parë.

Për golin e dytë u përkujdes ylli argjentinas, Lionel Messi që konvertoi një gol mjeshtëror në minutën e 74-të.

Në fakt, ky ishte goli i parë i Messit me fanellën e PSG-së që nga kalimi i tij në merkaton e verës.

Me këtë fitore, Paris Saint-Germaini është lider në Grupin A me katër pikë, ndërkohë që City është i treti me një pikë më pak. /Demokracia.com

Të ngjashme