Paris Saint-Germainit i ka takuar derbi i javës së gjashtë në Ligue 1 franceze.
Nënkampionët e Francës mundën me shumë vështirësi Lyonin 2-1 në “Parkun e Princave”, shkruan Demokracia.com.
Në këtë sfidë nga minuta e parë e deri në të 80-tën për Lyonin u aktivizua edhe futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Tre minuta më pak se Shaqa luajti Lionel Messi i cili ende nuk e ka gjetur golin e parë me fanellën e PSG-së.
Paqueta hapi serinë e golave në minutën e 54-të për Lyonin, për ta barazuar më pas Neymar në të 66-tën nga pika e bardhë e penalltisë.
Fitoren Paris Saint-Germainit ia siguroi Icardi që shënoi me ndihmën e Mbappes në minutën e dytë shtesë.
PSG-ja tani është lider i kampionatit me 18 pikë, ndërsa Lyoni renditet në pozitën e nëntë me tetë pikë. /Demokracia.com