Sport
PSG-ja bën veprim të papritur, “largon” Mbappen nga skuadra
Demokracia
15:36 | 18 Maj 2022

Share:

Kylian Mbappe është gjithnjë e më afër transferimit te Real Madridi në afatin kalimtar të verës.

Sipas asaj që raporton “Deportes Quarto”, një indicie që ylli francez është larg kryeqytetit francez është se në dyqanin zyrtar të PSG-së nuk mund të blihet më asnjë fanellë me mbiemrin e tij në shpinë.

Zgjedhja që të mos rinovojë me parisienët, pavarësisht ofertës faraonike, bënë që klubi i madh francez të ndërmarrë këtë veprim të papritur.

“Telenovela” Mbappe-Real Madrid, e cila zgjat prej më shumë se një viti duket sikur ka mbërritur në fazat e saj finale.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e PSG-së në Ligue 1, 23-vjeçari është aktivizuar në total në 34 ndeshje nga ku ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar dhe 17 asiste për shokët e skuadrës./Demokracia.com/

Të ngjashme