Barcelona mund ta kishte humbur Joao Felix nëse Paris Saint-Germain do të kishte vazhduar të ndiqte interesin e tyre për superyllin 23-vjeçar.
Sulmuesi portugez po kalon një moment të shkëlqyer me katalanasit që kur iu bashkua skuadrës së Xavi në formë huazimi nga Atletico Madrid, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë dy asiste deri më tani në La Liga.
Sipas Barca Universal, Felix në fakt ishte i prirur për t’u bashkuar me PSG-në përpara se të nënshkruante për katalanasit, por lëvizja dështoi pasi Luis Enrique nuk e donte atë.
Përfaqësuesit e sulmuesit 23-vjeçar, të cilët dëshironin ta largonin atë nga Atletico Madrid, fillimisht ia kishin ofruar shërbimet e tij gjigantëve të Ligue 1 pasi huazimi i tij në Chelsea kishte skaduar.