Sport
PSG bën ofertën më të madhe në histori për Kylian Mbappe
Demokracia
15:59 | 17 Shkurt 2022

Share:

Paris Saint-Germaini i ka bërë Kylian Mbappes një ofertë të madhe për të vazhduar kontratën që do ta bënte francezin lojtarin më të paguar në futbollin botëror.

Sipas The Independent, PSG i ka ofruar Mbappes një pagë rreth 1 milionë funte në javë, përcjell Demokracia.com.

Klubi francez është i gatshëm të paguajë çfarë shifre që kërkon Mbappe vetëm e vetëm që ai të rinovojë kontratën me klubin.

Kontrata e yllit francez skadon në verën e këtij viti, me Real Madridin që është favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e talentit.

Sipas disa raporteve, disa anëtarë të familjes dhe rrethit të Mbappes kishin planifikuar takime me PSG-në të mërkurën, një ditë pas triumfit në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit në 1/8 e finales.

Mbappe ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, por kampi i tij thuhet se është “i pranueshëm për të shqyrtuar ofertën e PSG”./Demokracia.com/

Të ngjashme