Sport
PSG apo Arsenal, kush do t’i bashkangjitet Interit në finale?
Demokracia
09:34 | 07 Maj 2025

Share:

Sonte me fillim nga ora 20:45, në “Parc des Princes” do të zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale në mes të Paris Saint Germain dhe Arsenalit.

Skuadrat do të kërkojnë finalen e kësaj gare prestigjioze, për t’iu bashkuar Interit që e mposhti mbrëmë Barcelonën në një ndeshje dramatike në vazhdime me rezultat 4:3.

PSG e ka epërsinë mininale nga loja e parë 0:1 në “Emirates” dhe ekipi i Mikel Artetas do të kërkojë përmbysjen e rezultatit, njofton Klankosova.tv.

Se kush do të jetë në finale e 31 majit, do të kuptohet pas mbarimit të ndeshjes e cila do të transmetohet në kanalet sportive të Artmotion.

Të ngjashme