Kuriozitete
Pse zviceranët jetojnë në banesa gjithnjë e më të ngushta?
Demokracia
09:04 | 27 Nëntor 2022

Share:

Hapësira e jetesës për person në Zvicër është bërë më e kufizuar, sipas gjetjeve të publikuara të enjten nga Zyra Federale për Zhvillimin e Territorit (ARE), njofton albinfo.ch.

Arsyeja është se ndërsa popullsia e vendit po rritet, toka ndërtimore po bëhet më e rrallë, veçanërisht në rajonet urbane shumë të populluara.

Për shembull, në pesë vjetët e fundit, ndërsa popullsia u rrit nga 8.4 në 8.8 milionë njerëz, zonat e ndërtimit u rritën me vetëm 1 për qind.

“Nuk ka mbetur pothuajse asnjë zonë e re ndërtimi, gjë që kërkon që bashkitë të ndërtojnë më dendur”, theksohet ARE.

 

Të ngjashme
Kuriozitete • 19 Maj 2024
Kuriozitete • 17 Maj 2024