Kuriozitete
Pse zëri ynë ndryshon me kalimin e viteve?
Demokracia
09:56 | 31 Korrik 2023

Share:

Zëri ynë ndryshon nga momenti kur lindim deri kur vdesim dhe shkaku nuk është vetëm i plakjes, por edhe i hormoneve, alkoolit, pirjes së duhanit, disa ilaçeve dhe lloji i punës që bëjmë. Në një artikull në “The Conversation”, profesor i anatomisë në Shkollën Mjekësore Lancaster në Mbretërinë e Bashkuar, Adam Taylor, shpjegon se, tingulli i zërit tonë prodhohet nga kordat vokale, të cilat gjenden në laring, një pjesë e rrugëve sistemit të frymëmarrjes, që lejon ajrin të kalojë nga fyti në mushkëri, kur kjo ndodh, kordat vokale dridhen, duke prodhuar zë.

Këto përbëhen nga tre pjesë kryesore: muskuli vokal, ligamenti vokal dhe membrana mukoze, e cila mbulon gjëndrat. Laringu gjithashtu ka rreth 17 muskuj të tjerë që mund të ndryshojnë pozicionin dhe tensionin e kordave vokale, duke ndryshuar tingullin e prodhuar.

Të ngjashme