Kuriozitete
Pse ylberi wshtw simboli i komunitetit LGBTQ+?
Demokracia
08:47 | 10 Qershor 2021

Share:

Sipas History Channel, Harvey Milk, një nga zyrtarët e parë në SHBA që pranoi hapur homoseksualitetin, porositi artistin Gilbert Baker krijonte flamurin e parë të ylberit për Paradën e Ditës së Lirisë së njerëzve Gay në San Francisco. Në atë, simboli i zakonshëm vizual për komunitetin LGBTQ+ ishte trekëndëshi rozë, një simbol që që nazistët kishin përdorur për të sinjalizuar seksualitetin e njerëzve. Në vend të tij, Baker krijoi flamurin e ylberit për të përfaqësuar diversitet dhe harmoni.

Baker e dinte që “simboli i krenarisë” duhej të ishte ylberi.

“Trekëndëshi vinte nga një moment shumë negativ, i tmerrshëm. Na duhej diçka që shprehte dashurinë, shpirtin tonë – diçka që të vendosej nga ne dhe jo një “emër” që të na vihej ne nga të tjerët.”

Baker thotë se në 1980 ose në 1981-shin, vendosi një flamur ylber në derën e dhomës së konviktit dhe njerëzit në fillim ishin konfuzë.

“Në vitet ’85 ose ’86, të gjithën e dinin se për çfarë ishte”, vazhdon ai.

Ka disa debate nëse Baker ishte me të vërtetë personi i parë që doli me idenë e një flamuri ylber. Shumë njerëz thonë se ideja ishte e kopjuar. Sidoqoftë, një gjë është e sigurt: Pasi u shfaq në vitin 1978 në “San Francisco Pride”, ylberi dhe flamuri me ylber u bë shpejt simbol kryesor për kulturën LGBTQ+.

Flamuri ylber shpesh tregon një formë pranimi publik, madje edhe ftesë për personat LGBTQ+, kur vendoset në ambiente publike, për shembull një bar, restorant etj. Është një shenjë mikpritjeje dhe mbështetjeje dhe në një botë, ku ky grup sulmohet vazhdimisht, mbështetja është e nevojshme.

Të ngjashme
Kuriozitete • 29 Mars 2024