Lajme
Pse Vetëvendosje po ka telashe me vota për vendime të mëdha?
Demokracia
20:37 | 13 Qershor 2022

Share:

Asnjë shef parlamentar nuk ka pasur më shumë deputetë nën menaxhim se Mimoza Kusari-Lila.

Por, pavarësisht se grupi i saj është vetë shumica në Kuvend, në raste nuk po i arrin numrat për t’i kaluar nismat ligjore.

Në dy raste, Vetëvendosje dështoi ta miratojë projektligjin për rritjen e pagës minimale. Kjo, sipas shefes Kusari, ka ndodhur për shkak të mungesave, pasi deputetët qëlluan në udhëtime zyrtare.

Deputetët e VV-së u panë të ndarë në mendime edhe rreth Kodit Civil që nuk kaloi në parlament.

Ish-deputetja Shqipe Pantina këto raste po i sheh si dobësi të partisë që, sipas saj, duhet të jetë e njëzëshme në seanca. Sipas saj, debati duhet të shteret brenda partisë, kurse votat në kuvend të jenë të njëjta.

Në anën tjetër, Besnik Tahiri nga AAK vlerësoi se pozita nuk do bashkëpunim legjislativ dhe se po shprehet në vazhdimësi me arrogancë ndaj opozitës.

Të ngjashme